top of page
Search

"PGA Albania" në skenën ndërkombëtare të golfit - Përfaqëson Shqipërinë në CPG Festival of Golf 2026

Oct 11
2 min read
Nga amatorët e parë, te profesionistët e parë shqiptarë – një kapitull i ri për golf-in shqiptar po shkruhet në skenën ndërkombëtare.


PGA Albania është ftuar nga Confederation of Professional Golf (CPG) për të marrë pjesë në International Team Championship 2026, që do të zhvillohet në Porto Carras Grand Resort, Greqi, në kuadër të CPG Festival of Golf.


Porto Carras Greece
Porto Carras Greece

Për PGA Albania, kjo ftesë merr një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event ndërkombëtar nga Erjon Tola dhe Hazis Allkja, dy prej pionierëve të golfit shqiptar dhe ndër lojtarët shqiptarë që kanë kaluar nga niveli amator në atë profesional.


Erjon Tola, i njohur më parë si skiator olimpik shqiptar, ka sjellë eksperiencën e tij të sportit elitar ndërkombëtar në një tjetër disiplinë, duke u angazhuar tashmë si golfist profesionist.


Përkrah tij, Hazis Allkja është një tjetër emër i rëndësishëm në zhvillimin e golfit shqiptar me vite të tëra përvoje dhe kontributi në golf-in shqiptar dhe në rrugëtimin drejt krijimit të një komuniteti profesionistësh shqiptarë në këtë sport.


Pjesëmarrja e tyre në International Team Championship shënon një moment të rëndësishëm për golf-in shqiptar: nga vitet e para të zhvillimit të këtij sporti në Shqipëri, te përfaqësimi i vendit në një kompeticion ndërkombëtar të profesionistëve.


Edicioni i vitit 2026 do të zhvillohet në formatin Pro-Am, i cili u prezantua në vitin 2025 dhe u prit pozitivisht nga vendet anëtare të CPG-së. Dy raundet e para do të zhvillohen në format Pro-Am, ndërsa raundi final do të jetë i rezervuar për profesionistët.

International Team Championship është pjesë e CPG Festival of Golf, një javë që bashkon profesionistë të golfit nga rrjeti ndërkombëtar i CPG-së përmes konkurrimit, edukimit profesional dhe shkëmbimit të eksperiencave.


Për PGA Albania, pjesëmarrja në Porto Carras përfaqëson jo vetëm një mundësi për të konkurruar në një nivel ndërkombëtar, por edhe një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e golfit shqiptar drejt profesionalizimit dhe integrimit më të madh në komunitetin ndërkombëtar të golfit.


 
 
 

Comments


Na Ndiq

  • Instagram
  • LinkedIn
  • Facebook

© 2035 by Lynch & Powell. Powered and secured by Wix

bottom of page